Në konferencën: “Forumi i 13 Evropian për Turizëm”, që është mbajtur në Napoli të Italisë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe ministra të shteteve të BE-së dhe shteteve tjera të Evropës dhe se temë e diskutimeve ka qenë: “Zhvillimi i turizmit dhe ngritja e vendeve të punës”.
Në këtë forum, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, ka theksuar se momentalisht në botë ka rreth 1.2 miliard turistë, e deri në vitin 2030 ky numër do të ngritët në 2.5 miliardë. “Për këtë edhe Kosova do të ketë ngritje në turizëm, duke u bazuar në këto statistika, si dhe duke i ngritur kapacitetet turistike dhe duke krijuar mundësi për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik”, ka potencuar zëvendësministri Usatibo, duke shtuar se një ndër qëllimet e zhvillimit ekonomik të Kosovës është edhe zhvillimi i turizmit regjional.
“Krijimi një pakoje turistike të përbashkët, në mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe të tjerëve do të mund ta ngritin kapacitetin e turistëve dhe do të krijonin mundësi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për arsye se turizmi është një industri, që kërkon bashkëpunim për të pasur zhvillim”, ka potencuar Ustaibo.
Në këtë forum ka pasur bashkëbisedime bilaterale të delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga zëvendësministri i Cuneyd Ustaibo me: delegacioni e Shqipërisë, të kryesuar nga ministrja e Kulturës; delegacionin e Turqisë, të kryesuar nga ministrin i Turizmit; delegacionin e Italisë, të kryesuar nga ministri i Turizmit; si dhe me zëvendësministrin e Turizmit të Kroacisë për të bashkëpunuar në fushën e turizmit. /Telegrafi/