Telegrafi

Kosova në epërsi ndaj Moldavisë, Lirim Kastrati gjen golin e parë me Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. 

Është sulmuesi nga Kamenica, Lirim Kastrati, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.

Ky ishte goli i parë i djaloshit të ri me fanellën e ekipit A të Kosovës.

Goli i Kastratit erdhi në minutën e 31-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një topi të kthyer nga mbrojtja e mysafirëve. /Telegrafi/