Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Është sulmuesi nga Kamenica, Lirim Kastrati, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.
Ky ishte goli i parë i djaloshit të ri me fanellën e ekipit A të Kosovës.
Goli i Kastratit erdhi në minutën e 31-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një topi të kthyer nga mbrojtja e mysafirëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1329157949059715076