Site icon Telegrafi

Kosova në epërsi ndaj Bullgarisë në Sofje, shënon Milot Rashica gol të bukur

Kosova ka kaluar në epërsi që në fillim të ndeshjes ndaj Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Zhvillohej minuta e 14-të e ndeshjes, ku pas një loje të bukura mes Zhegrovës dhe Vojvodës, ky i fundit harkoi bukur në zonë, e topi arriti te Rashica, i cili fillimisht e pranoi e pastaj me një goditje të fortë shënoi për 1-0.

Gol shumë i bukur që vjen pas një loje të mirë të Kosovës.

Djelmoshat ia dedikua golin Arbër Zenelit që u lëndua ndeshjen e shkuar ndaj Malit të ZI.

Epërsi e mirëseardhur e djemve tanë. /Telegrafi/    

Exit mobile version