Telegrafi

Kosova, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

Hasan Preteni nga Agjensioni Anti Korrupsion, sa I përket lëvizjeve ligjore të vitit 2009 tha në tryezën e organizuar nga KDI, se ato janë të kufizuara dhe radhiti këtu bashkpunimet prokurori-polici, prokurori-agjencion, korrupsion në ndërmarrje publike, në prokurorinë publike etj.

Ai ka kritikuar zyrëtarët e Prokurorimit Publik për mosndikim sistematik në vendimet për ankesat e shqyrëtuara të cilat, siç tha ai, shpesh kanë mungesë të argumenteve ligjore. Preteni pohoi se, “zyrëtarët e Prokurorimit në Kosovë mbeten të butë ndaj ndikimit politik e kërcënime, dhe kjo ka si pasojë ndikimin negativ në aspektin e prokurorimit”.

Ai shprehu shqetësim edhe për doganat, stagnimin e privatizimit dhe luftimine trafikimit. “Duhet të ngrisim vetëdijën qytetare se paraja publike nuk është për xhepa privat”, ka thënë Preteni.
Për korrupsionin në gjykata, Ibrahim Gashi nga Kryesia e Kuvendit tha se gjyqësia edhe përkundër faktit se është institucion I cili do të duhej ta luftonte këtë dukuri, shpesh herë edhe ajo është e futur në rrjetën e tij”. Ai më tutje u shpreh se korrupsioni nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e tenderëve por me ndikimin e tij në vendimmarrje.
Ardian Gjini, deputet I Opozitës, për korrupsionin tha se është një dukuri e cila nuk ndodhë pavetëdije. Sipas tij, ata që korruptohen dëshirojnë të rrisin produktivitetin personal, që nënkupton më pak investim e më shumë të ardhura personale.

Sipas Gjinit, ata që korruptohen kanë synime të ndryshme qoftë të ardhura më të mëdha mujore, pushtet politik apo çfrëdo tjetër që rrit produktivitetin personal në raport me produktivitetin publik.

Bahri Hysini, kryetar I Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, potencoi se, “korrupsioni nuk luftohet me fjalë, me vullnet politik, por me startegji të veçanta për luftimin e tij”. Ai pohoi se Kosova është njëra ndër vendet e cila ka bërë hapa të mëdhenj në luftimin e korrupsionit duke krijuar agjensione dhe baza ligjore të cilat shumë pak shtete I kanë.

Ndër hapat konkret të cilat I ka marrë Kosova në luftimin e kësaj dukurie, Hyseni përmendi ligjin për prejardhjen e pasurisë ku përfshihen deklarimipasurisë dhe kontrolli i saj.