Site icon Telegrafi

Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bjellorusisë

Kosova është duke humbur me rezultat 1-0 pas pjesës së parë në duelin ndaj Bjellorusisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar në disa raste si dhe duke pasur posedimin e topit pothuajse gjatë tërë kohës.

Kosova rastet më të mira për gol i pati me Vojvodën, Muslijën dhe Bytyqin, por që goditjet e tyre u ndalën me sukses nga portieri mysafir.

Lexo po ashtu Live: Kosovë - Bjellorusi, sfida e fundit për kualifikimet për Euro 2024

Mysafirët shënuan gol në minutën e 43-të përmes Dmitri Antilevski, i cili e zuri në befasi portierin Visar Bekaj pasi ai spastroi një top nga zona dhe ishte jashtë vijës së portës.

Mbetet të shihet reagimi i Kosovës në pjesën e dytë teksa kujtojmë që në bankë rezervë, përzgjedhësi Gliha ka disa opsione si Muhamet Hyseni, Altin Zeqiri dhe Meriton Korenica, që mund të bëjnë diferencën./Telegrafi/

Exit mobile version