FIFA i ka dhënë hapësirë Përfaqësueses së Kosovës në ballinën e faqes së saj zyrtare para fillimit të ndeshjeve zyrtare për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në këto eliminatore për kampionatin që do të mbahet në Rusi.
FIFA ka zbuluar edhe disa shifra interesante ku nuk mungojnë ato për Kosovë.
Aty shkruan se Kosova nuk është mposhtur në tri ndeshjet e fundit, duke shënuar tri fitore. Ish sulmuesi i Zvicrës, Albert Bunjaku, ka shënuar tri gola në aktor ndeshje për Kosovën. /Telegrafi/