Përveç pjesëmarrjes në këtë Asamble, Gashi është takuar edhe me kryetarin e WTF-së, Dr. Choue me të cilin u bisedua mbi përparimin e sportit të Taekwondo-s në periudhën e fundit, ku sukseset e sportistëve tanë nuk kanë kaluar pa u vërejtur. Ai po ashtu tha se FTK do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të familjes së madhe të Taekwondo-s.
FTK është anëtare e Federatës Botërore që nga vitit 2013 dhe në këtë asamble u përfaqësua me simbolet shtetërore dhe pa fusnotë.
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme u realizua para Kampionatit Botëror për Juniorë, në të cilin Kosovën do ta përfaqësojë Butrint Ejupi.
FTK, që nga pranimi në institucionet ndërkombëtare të Taekwondo-s, ka sjellë në Kosovë 15 medalje nga garat zyrtare ndërkombëtare, nga to 5 në 5 muajt e fundit. /Kosovalive/Telegrafi/