Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga Kryetari Agim Shahini në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar” po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar Anfaş Foods Products: Produkte ushqimore & Pajisje hotelerisë dhe restoranteve për të vizituar një nga platformat më të rëndësishme të sektorit të Ushqimit për produkte: Mishit, qumështit, pastiçerie dhe produkteve të ujit, Ushqim i shpejt-Frozen Food, Vajit,Produkte Natyrore, Ushqim të paketuar Pajisje, pije alkoolike dhe jo alkoolike dhe pajisje hoteliere, shërbime,tekstil hotelit,dekorimi,mobile,veshja personale dhe teknologjia e kompjuterëve në Antalya-Turqi.
Ky panair do të jetë i hapur deri më 20 janar ku po marrin pjesë më shumë se 300 kompani nga sektorë të ndryshëm e vetëm nga Kosova më shumë se 30 kompani të cilat po tentojnë të gjejnë rrugë të reja komunikimi dhe bashkëpunimi në të mirë të avansimit të teknologjisë prodhuese si dhe rritjes së eksportit drejt Turqisë si një fuqi e madhe ekonomike.
Vlen të theksohet se disa kompani kosovare pjesëmarrëse në këtë panair janë para nënshkrimit të disa marrëveshjeve bilaterale me partnerët turq.
Ndërsa disa kompani nga Turqia kanë shpreh gatishmërinë ta vzitojnë Kosovën me interes për të parë mundësit për investime të reja.
Delegacioni i Kosovës kësaj radhe po promovon më shumë edhe legjislacionin e ri kosovar për investime i cili ka hy në fuqi nga 1 janari 2018, e në theks të veçantë Ligji për Investime Strategjike e që Kosova i mundëson investitorëve të huaj që të kenë lidhje direkte me Qeverinë e Kosovës pa ndërmjetësues që kjo promovon edhe siguri e seriozitet nga ana e Institucioneve te Kosovës për investime të reja që Kosova i mirëpret.
Pjesëmarrja e AKB-se dhe bizneseve të Kosovës në këtë panair tashmë është bërë traditë shumë vjeçare. /Telegrafi/