Telegrafi

Kosova në 100 pamjet e vitit të revistës “Time”, përmes fotografisë së Armend Nimanit

Kosova – në 100 fotot e vitit të revistës “Time”, përmes fotografisë së Armend Nimanit

Kriza e refugjatëve, fushata amerikane presidenciale kanë dominuar pjesën më të madhe të 100 fotove të publikuara nga revista “Time”, si çdo fundvit.

Por, në galerinë e madhe të fotove është përfshirë edhe Kosova. Ngjarjet e shkurtit, kur është hedhur gaz lotsjellës në Parlament, janë fiksuar nëpërmjet fotove, një nga të cilat është pjesë e listës 100-ntshe të Time.

“Policët e Kosovës me maska kundragaz në Parlament, pasi gaz lotsjellës është hedhur nga opozita, ka ndërprerë seancën plenare, të parën për këtë vit në Prishtinë, 19 shkurt 2016. Të zemëruar mbi marrëveshjen me Serbinë, dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme opozita e bashkuar ka bllokuar Parlamentin duke protestuar me gaz lotsjellës që prej tetorit”, shkruhet në legjendën e fotos së realizuar nga Armend Nimani. /TCH/Telegrafi/

Kosovo police officers wearing gas masks inspect the parliament, after tear gas was launched by opposition lawmakers, disrupting the first parliamentary session of the year in Pristina on Feb. 19, 2016. Angry over a government deal with Serbia and demanding snap elections, the united opposition has effectively blocked parliamentary proceedings since October with their tear gas protests.