Site icon Telegrafi

Kosova me ndryshime, ky është formacioni i mundshëm ndaj Kroacisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Kroacinë në ‘Maksimir’, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Për dallim nga ndeshja e kaluar ku pësuan humbje me rezultat 1-4 nga Turqia, në këtë sfidë përzgjedhësi Albert Bunjaku ka bërë disa ndryshime.

Në portë do të mbetet kapiteni Samir Ujkani i cili ka startuar në të gjitha ndeshjet me Kosovën.

Krahu i djathtë i mbrojtjes do të jetë nën pronësi të Benjamin Kolollit ndërsa në të majtë do të startoj Leart Paqarada.

Bajram Jashanica pritet të rikthehet në qendër të mbrojtjes si titullar së bashku me Amir Rrahmanin.

Në mesfushë si defensivë do të luajnë dyshja Enis Alushi që nuk ka fare minuta me skuadrën e tij Nurnberg së bashku me liderin e Kosovës, Hekuran Kryeziun që ka startuar për mrekulli këtë edicion me Luzernin.

Milot Rashica, Valon Berisha dhe Arber Zeneli pritet të jetë treshja ofensive në mesfushën e Kosovës.

Ndërkohë në sulm konkurrencën e ka fituar Erton Zejnullahu para Atdhe Nuhiut dhe Donis Avdijajt pasi edhe këta dy nuk kanë pasur minuta me skuadrat e tyre. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm:

Ujkani, Kololli, Rrahmani, Jashanica, Paqarada, Alushi, Kryeziu, Rashica, V.Berisha, Zeneli, Fejzullahu.

Exit mobile version