Marrëveshja e fundit mes PDK-së dhe AKR-së i ka shtuar spekulimet nën rrogoz për fatin e Kosovës. Dhe kjo krejt me vend. Kjo marrëveshje, e përpiluar dhe servirur enkas prej ekspertëve ndërkombëtarë, mund të ketë pasoja të rënda për popullin e Kosovës. Mjerisht, në politikën shqiptare është deklaruar aty-këtu se ujdia PDK-AKR s’paska gjë të bëjë me statusin e Kosovës. Këto deklarata të pamatura t’i kujtojnë deklaratat e 1989-s, se Kosova “nuk humb gjë me ndërrimin e kushtetutës”. Të ballafaquar me këtë soj politikanësh, s’ka se si të mos e pyesim veten, athua Akademia jonë e nderuar vetëm mban emër? Tërë ato shoqata e ata të vetëquajtur “ekspertë të politikes” e të të drejtës ndërkombëtare, të cilët nuk dalin me mendime të kthjellta për t’ia sqaruar opinionit pasojat e ujdisjes mes sahanlëpirësve shqiptar dhe Serbisë, ç’kanë t’u ofrojnë ata shqiptarëve, kur s’reagojnë as tashti?
Unë mendoj se kjo marrëveshje dhe krijimi i institucioneve të brishta dhe marrja e postit të presidentit nga njeriu qe gjatë vitit 1998 e kishte lindjen e hapur ajrore Moskë –Beograd – Prishtine, është kambanë alarmi për Kosovën. Se Kosova ka qenë në zemër të negociatave sekrete serbo-evropiane, këtë e kanë thënë botërisht krerët serbë, e kjo pohohet prej burimesh të ndryshme edhe në Perëndim. Përcaktimi i shpejt për të biseduar për ketë marrëveshje të lë të nënkuptosh se sa e lidhur është tërë ujdia me Kosovën. Afati i kësaj marrëveshjeje e indikon atë që do të duhej t’i druante secili shqiptar, se negociatat për zgjedhjen e statutit përfundimtar të Kosovës ka drojë të nisin menjëherë, në kohën kur Kosova është e copëtuar territorialisht, e shkretuar ekonomikisht dhe e pazonja ta mbrojë vetveten ushtarakisht. Në këso rrethanash, Serbia do të fitoje të drejtën për të qenë kandidate për në BE, ndërsa Kosovës do t’i kanoset ndarje në vija etnike më të trasha dhe rrjedhimisht shkuarja drejt një lufte të re që është e pashmangshme nëse ecet me këte ritëm të politkës të Thaçit – Pacollit.
Objektiv i vetëm evropian në Ballkan është mosndryshimi i kufijve. Vëni re: jo mosndryshimi i kufijve me dhunë, sikur që stipulohet në Kartën e Helsinkit, por mosndryshim i kufijve, pikë. Rrjedhimisht, qëllim i vetëm i evropianëve është që ta reformojnë martesën e përdhunshme serbo – shqiptare, e cila u nis mbrapsht më 1912 kur Beogradi e dhunoi Shqipërinë, e u bitis më 1913 kur serbëve iu dha pajë gjysma e kombit shqiptar. Evropianët i druajnë formimit të një shteti kombëtar shqiptar, meqë ai, sipas racios reaksionare të tyre, do të shkaktonte “probleme” tjetër ku në Evropë. P.sh. në Irlandën Veriore, në Baski, në Tirol, e në Korsikë.
Në këtë drejtim, evropianët mund të llogarisin në tre aleatë të fortë, në Moskën e zënë pisk në Çeçeni, në kinezët e ngulitur në Tibet, e në Indinë e ndrojtur gjer në palcë prej shkëputjes së Kashmirit. Rrjedhimisht, ata kanë arsye racionale të shpresojnë se amerikanët s’do të armiqësohen me tërë botën për një kafshore Kosovë. E ekspertët tanë, që thonë me gojën plot se pavarësia e Kosovës qenka bukë e gatuar, ku as që behet fjalë për një pavarësi kur qe nga shpallja e saj 23 për qind te territorit e kontrollon Serbia.
Unë, e shumëkush bashkë me mua, pyetet se athua kur e kanë ndërmend të mblidhen krerët shqiptarë të Kosovës për ta bërë kuvend një konsensus para nisjes së negociatave me Beogradin. Merreni me mend, ju lutem, se sa lemza do të shkaktohej sikur të dilnim ne të parët me një platformë serioze, kur tërë bota është mësuar e pret sërish t’i shohë shqiptarët, vonestarët e amshueshëm, në bisht të punës. Vetëvendosja duhet te luaj rolin e saj karshi situatës se krijuar ne rrafshin Kombëtar tash kur edhe në Shqipëri kemi trazira, ne Shkup kemi po ashtu trazira. Kjo (Vetëvendosje) shihet nga shumica qytetare si shpëtim i Kombit, por duhet të redakilzoje punën e saj si në parlament, gjithashtu edhe jashtë tij, duke krijuar strukturat e saj edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni, sepse vetëm në këtë formë mund të ruajmë racën Ariane, ngase ata që po udhëheqin Presidencën e kanë të përzier.