Site icon Telegrafi

Kosova mundësi për kompanitë e Maltës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila ishte pjesë e delegacionit të Kosovës të kryesuar nga presidentja Jahjaga në vizitën shtetërore në Maltë, ku u diskutua edhe për mundësisë së zgjerimit të aktivitetit të kompanive nga Malta në Kosovë.

Ajo mori pjesë në takimin e zhvilluar me presidenten e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, George Vella.

Gjatë ditës së sotme, ministrja Bajrami zhvilloi një takim bilateral me Ministrin për Ekonomi, Investime dhe Biznes të Vogël, Chris Cardona, me të cilin diskutoi rreth intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja vendeve.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Tregtisë, të dy ministrat diskutuan rreth marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve e cila pritet të nënshkruhet shumë shpejt në mes të dyja vendeve.

“Në takim u diskutua po ashtu edhe rreth mundësisë së zgjerimit të aktivitetit të kompanive nga Malta në Kosovë marrë parasysh pohimin e kompanive malteze se ato e shohin Kosovën si mundësi për të zgjeruar aktivitetin e tyre afarist në tregjet e jashtme. Në takimin e zhvilluar në mes Odave Ekonomike nga Kosova dhe nga Malta, ministrja Bajrami foli rreth situatës ekonomike në Kosovë dhe prezantoi mundësitë për investime në vendin tonë. Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Maltës“, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version