Në Forumin ndërkombëtar i cili po vazhdon në Sarajevë, Kosova u prezantua me pakon e mundësive të reja për investime strategjike për investitorët e rinj të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës me temën “Kosova mundësi e re për investime në Ballkanin Perëndimor”.
Kryetari i AKB-se Agim Shahini, ka treguar për mundësit që i ka Kosova për investitorët e huaj që janë potencial për të investuar në vend.
Po ashtu u paraqit legjislacioni në fuqi i Kosovës si dhe Ligji për Trepçën dhe Ligji për Investime Strategjike ku patë interesim të madh nga investitorët kinez dhe indian si dhe nga vendet e BE-së se si trajtohen investitorët e rinj në bazë të Ligjit të ri për Investime Strategjike dhe cilat janë ato asete apo potenciale ku mund të investohet me lehtësira qe ofron ky ligj.
Ndër të tjera u prezantua sektori i minierave si potencial i pashfrytëzuar në Kosovë i cili kërkon kapital të freskët dhe kompani me referenca të larta në këtë sektor, po ashtu sektori i turizmit si potencial i madh në Kosovë dhe i lënë anash siç është Brezovica, Bjeshkët e Rugovës por edhe të Bajgores. Si mundësi e re tjetër u prezantua edhe sektori i energjisë por edhe ai i bujqësisë, infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe trajtimet e ujërave të zeza dhe riciklimi i mbeturinave.
Prezantimi i Kosovës vazhdoi me paraqitjen e infrastrukturës ligjore e cila u vlerësua si përparësi e politikave fiskale, ku në veçanti taksat në dividend janë 0 si një përparësi që shtetet tjera nuk e kanë.
Suat Berisha, nënkryetar i AKB-se paraqiti rrugën e integrimit të Kosovës drejt BE-se si dhe prioritetet që Kosova i ka vënë vetes si detyrë primare që të përshpejtoj agjendën e vet për përmbushjen e obligimeve që dalin nga standardet e legjislacionit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor e sidomos atyre vendeve që janë në proces të tranzicionit e këtu u përmend edhe pengesat e liberalizimit të vizave si dhe këndesin që ky proces e ka për Kosovën
Lumnije Ajdini, Menaxhere e AKB-se u vazhdoi me prezantimin e të drejtës se gruas afariste në Koosvë si dhe të drejtës të kësaj gjinie në integrimin në institucionet e Kosovës po ashtu edhe në sektorin privat.
“Femra në Kosovë është rreth 50% e popullatës në Kosovë, është potencial zhvillimor e përgatitur një pjesë e madhe për tregun e punës dhe po japin rezultate edhe në sektorin privat si forcë konkurruese dhe e përgjegjshme për shoqërinë Kosovare”.
Promovimi i Kosovës do të vazhdoj edhe në ditët në vijim me aktivitete të shumta që janë paraparë në kuadër të Javëve të e Biznesit Kosovar 2016 dhe për të gjetur tregje të reja të plasimit të produkteve MADE IN KOSOVA dhe për këtë kanë shpreh interesim blerësit potencial nga Bosnja dhe Hercegovina.
Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë ngjarje po përcjellet me interesim të madh nga të gjithë të pranishmit por edhe mediat vendore të këtij shteti. /Telegrafi/