Telegrafi

Kosova mund të zhvillohet ekonomikisht

Wood në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” theksoi se të gjitha punët që janë bërë në këto vitet e fundit në Kosovë, duke veçuar ofertat turistike, kanë bërë që disa mediume më të fuqishme në botën perëndimore ta sugjerojnë Kosovën si vend, i cili duhet të vizitohet në vitin 2011, pasi të gjithë vizitorët do të kenë çfarë të shohin.

USAID-i po i ndihmon vendit më të ri në Evropë të fillojë të njihet si destinacion turistik. “Me peizazhin e saj të mrekullueshëm, me male që krahasohen me alpet, me hotele të drejtuara nga familje që ofrojnë kuzhinë tradicionale, Kosova është një vend mahnitës për t’u vizituar. Nisma e ‘National Geographic’ do ta sjellë Kosovën në vëmendje të atyre që planifikojnë të udhëtojnë në Ballkanin Perëndimor”, tha Wood. /Telegrafi/