Kosova do të tentojë të sigurojë një ndeshje miqësore pas ndeshjes me Turqinë që zhvillohet me 12 nëntor.
Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.
“Pas ndeshjes me Turqinë do ta zhvillojmë një ndeshje miqësore. Vetëm pas kësaj ndeshjes pasi është orar i lirë’, ka thënë Salihu.
Kosova ka zhvilluar deri më tani tri ndeshje në eliminatoret për “Rusi 2018”, ku ka tubuar një pikë.