Telegrafi

“Kosova mund të fitojë që nesër, por fitorja e parë pritet të vijë gjatë vjeshtës”

Albert Bunjaku thotë se lojtarët e Kosovës e kanë të lartë vullnetin dhe dëshirën për të fituar ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Përzgjedhësi i ka falënderuar tifozët, Dardanët, për mbështetjen dhe u ka premtuar se do t’i gëzojë me fitore ndoshta gjatë vjeshtës.

Lexo po ashtu Bunjaku: Skuadra është e gatshme, por Turqia është kundërshtar i fortë

Megjithatë, triumfi i parë, sipas Bunjakut, mund të vijë që të dielën ndaj Turqisë.

Ai i ka vënë në pah edhe problemet që i ka pasur përfaqësuesja gjatë përgatitjeve për ndeshjet mëparshme dhe për atë të radhës.

“Parapërgatitjet nuk kanë qenë optimale, kemi pasur probleme prej ditës së parë që na kanë përcjellë deri në ditën e fundit”, ka thënë mes tjerash trajneri.

Nga pesë ndeshjet e zhvilluara në Grupin I kualifikues, Kosova numëron një barazim dhe katër humbje. /Telegrafi/