Site icon Telegrafi

Kosova mund ta lë papunë trajnerin kroat

Kosova dhe Kroacia do të takohen sonte në kuadër të kualifikimeve për botërorin e futbollit Rusia 2018.

Mediat kroate kanë raportuar sot se trajneri Ante Cacic do të shkarkohet nëse nuk arrin të triumfojë kundër Kosovës.

Sipas burimeve të Index.hr. brenda Federatës së Futbollit të Kroacisë, Cacic nuk do t’i tolerohet edhe një gabim pas atij kundër kombëtares së Turqisë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, edhe vetë edhe trajneri 63-vjeçar gjatë një konference për shtyp ka pohuar se nëse do të humb pikë kundër Kosovës mund edhe të jap dorëheqje.

Kujtojmë se takimi zhvillohet me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Shkodrës, Loro Boriçi. /Telegrafi/

Exit mobile version