Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 81-65 në kualifikimet për Botërorin, Kina 2019.
Kosova nuk kishte gjasa në asnjë moment në takimin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, sidomos në pjesën e dytë pasi pjesa e parë përfundoi baraz.
Më i miri ishte Dardan Berisha me 17 jpikë, kurse Vojvoda i Hungarisë shtoi 17 pikë.
Kosova të dielën përballet ndaj Polonisë ku nuk pritet ndonjë fitore duke parë edhe mungesat.
Fisnik Rugova, Granit Rugova dhe Altin Morina janë mungesat e mëdha të Kosovës në këto takime pasi u aksidentuan javë më parë ku mbeti i vdekur Gazmend Sinani.
Gazmend Sinani u nderua me një minut heshtje dhe me pensionim të fanellës, teksa dhimbja për të u shfaq edhe gjatë lojës. /Telegrafi/