Kosova U20 nuk ka arritur të jetë më e fortë se Britania e Madhe në basketboll gjatë Kampionatit Europian që po mbahet në Greqi.
Britanikët kanë fituar 72 – 58, të dalluar me Gordon që shënoi 17 pikë, transmeton Koha.net.
Kurse kosovarët u dalluan nga Shehu që shënoi 13 pikë dhe Gashi 12 pikë.
Kosova tash gjendet në vendin e tretë me pikë të njëjta sikur Greqia.