Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar nga Luksemburgu në udhëtim me rezultat 88:80 (23:21, 24:25, 19:18, 22:16).
Basketbollistët e Kosovës kanë treguar një ndeshje të mirë, megjithatë, çereku i fundit ishte fatal në humbjen e djelmoshave tanë.
Çereku i parë i ndeshjes ishte thuajse i barabartë dhe përfundoi me rezultat 23:21, ndërsa në te dytin Kosova fitoi 25:24.
Edhe në çerekun e tretë basketbollistët e Kosovës luajtën mirë duke humbur me vetëm një pikë 19:18, por çereku i fundit ishte fatal 22:16 për të humbur në fund 88:80.
Dardan Berisha ishte më i dalluari me 23 pikë, derisa Divine Myles shtoi 19. Pikë dyshifrore shënuan edhe Mikaile Tmusiq me 16 dhe Drilon Hajrizi me 11.
Ky takim u zhvillua në kuadër të para-kualifikimeve për Eurobasket 2021, ku në këtë grup është edhe Britania e Madhe.
Sidoqoftë, Dardanët të mërkurën e presin në Mitrovicë, Britaninë e Madhe, dhe asgjë nuk ka përfunduar sa i përket çështjes së kualifikimit. /Telegrafi/