Site icon Telegrafi

Kosova mposhtë Maltën

Ndeshja e sotme e përfaqësueses së Kosovës kundër Maltës ishte e vështirë sepse djelmoshat tanë hyn me imperativ të fitores mbi 33 gola diferencë, sepse për tu kualifikuar për gjysmëfinale dhe te takohet me një rival më të lehtë në këtë rast Britaninë e madhe e jo me nikoqirin Gjeorgjinë.

Dje Moldavia e mposhti Maltën me rezultat 48:15, dhe sot të gjithë ishin ne tribuna duke përkrahur Maltën, por djelmoshat e Kombëtares nuk ju lejuan këtë kënaqësi.

Duhet theksuar se hendbollistët kosovar ishin te angazhuar dhe efikas, duke bërë lojë të shpejt, e te cilën u dalluan lojtarët e krahut Tahirukaj dhe Gjuka, pastaj Haziri agil dhe konstruktorët e lojës Muqolli dhe Xhafolli, të ndihmuar nga Ramadani dhe Quni në mbrojtje, transmeton sportali.net.

Mirëpo, duhet lavdëruar ëshët te gjithë të lojtarët që u angazhuan për fitore, Mustafa, Lluka, Basholli, Avdulli, Gubetini, si dhe portierët Berisha dhe Luzha, shkruan Federata e Hendbollit të Kosovës.

Krytrajneri Fatmir Muhaxheri dhe përzgjedhësi Taip Ramadani, gjatë ndeshjes bënë zëvendësimet e duhura, duke taktizuar dhe pushuar vartësit e lojës për fin ishin e takimit që ishte luftë nervash, pasi maltezët kalkulonin dhe zhagitnin lojën duke përfituar në kohë.

Ndeshja gjysmëfinale me Britaninë zhvillohet të shtunën, kurse ndeshjet finale te dielën.

Exit mobile version