Ekipi i Kosovës ka marrë edhe fitoren e tretë ditën e sotme në turneun Red Bull Neymar JR Five që po mbahet në Doha të Katarit.
Kundërshtari i tretë i djelmoshave nga Kosova ishte Shqipëria dhe triumfuan me rezultat 5-0.
Golat për Kosovën u realizuan nga Behar Topalli e Blend Gashi nga dy, derisa Lavdim Gashi shënoi një tjetër.
Kosova edhe në dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme mori fitore me rezultat të njëjtë 5-0.
Dardanët mposhtën në ndeshjen e parë Azerbajxhanin, derisa në të dytën Kenian.
Ekipi nga Kosova tani kalon në fazën e eliminimit direkt në këtë turne që tanimë është bërë tradicional. /Telegrafi/