Kosova ka arritur të shënojë fitoren e radhës në ndeshjet miqësore, duke mposht Burkin Fason me rezultat 2-0.
Ndeshja e zhvilluar në Francë, gjegjësisht në afërsi të Parisit, kaloi nën dominimi e Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa afrikanët zhvillonin ndeshje të ashpër, për çka morën edhe tre kartonë të verdhë.
Kosova mbeti pa mesfushorin Herolind Shalën që u lëndua.
Goli i parë erdhi në minutën e 74-të.
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi ai që shënoi me një goditje të saktë në minutë.
Burkina Faso u ndëshkua edhe me kartonë të kuq në fundin e ndeshjes, ndërsa Kosova gjeti edhe një herë rrjetën.
Ishte Leart Paqarada që gjeti rrjetën.
Kjo është fitorja e dytë e Bernard Challandes në dy ndeshje. /Telegrafi/