Nesër në mbrëmje do të luhet ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve.
Të dy skuadrat kanë futbollistë të moshave të ndryshme të gatshëm për lojë.
Tek Maqedonia e Veriut, mosha mesatare e futbollistëve të grumbulluar është 26,56 vjeç, ndërsa tek Kosova mosha mesatare e futbollistëve është më e re, 24,06 vjeç.
Futbollisti më i vjetër tek Kosova është Atdhe Nuhiu (31 vjeçar), ndërsa tek Maqedonia e Veriut më i moshuari është Goran Pandev (37 vjeçar).
Më të rinjtë tek Kosova janë: Edon Zhegrova, Aro Muric, Lirim Kastrati (21 vjeçar), ndërsa tek Maqedonia Veriore janë Nikola Gjorgjev dhe Vlatko Stojanoski (23 vjeçar). /Telegrafi/