Telegrafi

Kosova momentalisht mund të eksportoi vetëm biskota në BE

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) organizoi punëtorinë ku u prezantua Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, mundësitë e mbështetjes institucionale për bizneset dhe kërkesat e tregut të BE për eksport, ku u tha se prodhuesit vendor nuk duhet të marrin pesticide nga Turqia sepse nuk do të mund t’i eksportojnë produktet e tyre në tregjet e BE-së.

Me këtë rast, ministra e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se është e rëndësishme se si palë, Kosova ka obligime që dalin nga MSA për përmbushjen e kushteve dhe standardeve për të quar përpara qëllimin dhe objektivin për eksport.

“Objektivi kryesor dhe final është krijimi i një zone të tregut të lirë me 28 shtet e Bashkimit Evropian”, tha Bajrami.

Prodhuesit vendor që ishin prezent në këtë punëtori shprehen interesimin për kushtet dhe kriteret të cilat i cakton tregu i BE.

Ndër kriteret dhe kushtet u përmend të jenë cilësia dhe standardet.

Eksperti nga Bashkimi Evropian, Raymond Rourke tha se bizneset dhe prodhuesit kosovar duhet t’i përmbushin kushtet dhe kriteret për nga cilësia e prodhimeve. Ai tha se prodhuesit nuk duhet të marrin pesticide nga Turqia për prodhimet e tyre sepse nuk do të mund t’i eksportojnë produktet e tyre në tregjet e BE. Ai tha se pesticitet duhet të jenë nga shtetet e BE, meqë janë edhe në program.

Ai tha se tash për tash Kosova mund të eksportoi vetëm biskota.

Sipas tij, prodhuesit duhet të jenë të vëmendshëm për kriteret e BE. Prodhuesit duhet edhe më tej të kenë cilësi më shumë, veçanërisht te produktet e mishit dhe produktet tjera ushqimore. /Telegrafi/