Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Evropiane për Investime për financimin e reagimit të pandemisë COVID-19.
Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi ka treguar se shuma e kësaj kredie është 40 milionë euro.
“Në kuadër të luftimit të efekteve ndaj pandemisë COVID-19, Ministria e Financave ka marr një sërë masash. Si rrjedhojë e kësaj është edhe marrëveshja e kredisë, ky projekt ka vlerën prej 40 milionë euro”, tha Murati. /Telegrafi/