Site icon Telegrafi

Kosova me miqësore në tetor

Kosova ndodhet në prag të dy sfidave shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Dardanët” do të vihen përballë Republikës Çeke fillimisht më 7 shtator, ndërkohë tre ditë më pas udhëton drejt Anglisë për tu përballur me “Tre Luanët”.

Krahas këtyre dy ndeshjeve Kosova në muajin shtator do të ketë dy ndeshje të tjera, një muaj më pas.

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Njëra do të jetë kualifikuese ndaj Malit të Zi, ndërkohë dueli tjetër pritet të jetë miqësorë.

Ende nuk është zyrtarizuar ekipi që do të zbarkojë në “Fadil Vokrri”, por me shumë mundësi do jetë Gjibraltari që do të vizitojë tokën “Dardane” më 10 tetor.

Kjo miqësore tashmë është e konfirmuar edhe nga federatat respektive që kanë njoftuar prej kohësh për këtë duel.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Katër ditë më pas djemtë e Challandes do të zhvillojnë ndeshjen kualifikuese përballë Malit të Zi, po në stadiumin e kryeqytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version