Telegrafi

Kosova miqësore me Gjermaninë?

Përfaqësuesja e Kosovës shumë shpejt mund të bëhet edhe më e njohur në botë, pasi që mund të aranzhojë një miqësore me kampionin aktual të botës.

Zyrtarë të FFK-së, të pyetur nga gazeta kohaditore nuk e kanë mohuar këtë ide, ndërsa për shkak të lidhjeve të forta ndërmjet dy Federatave, një gjë e tillë nuk është edhe larg mendsh.

Miqësorja do të duhej të luhej në muajin mars të vitit 2017.

Kujtojmë se Kosova më 6 shtator do të luajë kundër Kroacisë në stadiumin shkodran të Loro Boriçit në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.