Telegrafi

Kosova, miliona euro nga mbifluturimet

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Limaj, u takua sot me ministrin e Transportit të Republikës së Shqipërisë, z. Sokol Olldashi.

Gjatë këtij takimi, Limaj dhe Olldashi biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis të Kosovës dhe Shqipërisë me theks të veçantë midis dy ministrive. Me këtë rast, Limaj dhe Olldashi nënshkruan memorandum mirëkuptimi, për ofrimin e shërbimeve të kontrollit ajror, në hapsirën e lartë ajrore të Kosovës.

Memornadumi i mirëkuptimit u nënshkrua edhe midis përfaqësuesve të Autoritetit rregullator të Avacionit Civil të Kosovës, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Shqipërisë, të cilët u zotuan të krijojnë ekipe të përbashkëta, të insepektimeve dhe auditimeve të sigurisë së aviacionit në të dyja vendet, si dhe për asistencë të ndërsjellë në ndërtimin e legjistlacionit evropian, të aviacionit civil.

Në konferencën për media, kreu i MTPT-së, z. Limaj, e falenderoi homologun e tij Olldashi për vizitën e tij në Kosovë dhe u shpreh se me z. Olldashi, kanë biseduar për tema të ndryshme, të cilat drejtëpërdrejtë lidhen me përgjegjësitë e të dy ministrive, në dikasteret përkatëse.

Ministri i MTPT, po ashtu theksoi se u bisedua edhe për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, në fushën e transportit dhe telekomunikacionit, në drejtim të thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht midis ministrisë së Transportit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ministri Limaj, gjithashtu, e vlerësoi lartë punën ekspertëve të aviacionit, të të dyjave vendeve, në saje të së cilës u arrit të nënshkruhet edhe ky memorandum tepër i veçantë dhe i rëndësishëm, për të dyja vendet, posaçërisht për Kosovën.

Sipas ministrit Limaj, me anë të këtij memorandumi, Republika e Shqipërisë merr përsipër që t’i modernizojë edhe më tutje sistemet e veta ajrore në mënyrë që në bashkëpunim me kontrollin e trafikut ajror të Republikës së Kosovës, të ofrohet një shërbim profesional dhe i sigurtë, në hapsirën e lartë për mbikalime.

“Thellimi i bashkëpunimit të vendit tonë me Shqipërinë është edhe një përpjekje e NATO-s, për të implementuar zgjidhje sa më të mira për këtë hapsirë”, tha kreu i MTPT-së duke shtuar se, në këtë kontest, vendi ynë është duke bashkëpunuar edhe me vendet e rajonit./telegrafi/ 

Ndërsa, ministri i Transportit të Shqipërisë, z. Sokol Olldashi e falenderoi ministrin Limaj dhe stafin e MTPT-së për punën e bërë, në drejtim të arritjes së këtij memorandumi.

Z. Olldashi potencoi se ky memorandum është i dobishëm për administratat e të dyja ministrive, në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai, gjithashtu, shtoi se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për lëmi të tjera që janë të rëndësishme për të dyjat ministritë, siç janë akset rrugore, të cilat i lidhin Kosovën me Shqipërinë, por edhe për mundësinë e krijimit të lidhjeve të reja rrugore lokale, midis qendrave të banuara kufitare, këndej dhe matanë kufirit.

Sipas Olldashit, gjatë muajve të fundit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, bashkëpunimi është thelluar në disa drejtime duke shtuar: “Tani kemi tre marrëveshje për aviacionin civil, jndërsa jemi në përfundim të arritjes së nënshkrimit të marrëveshjes për transportin rrugor që do të jetë shumë e rëndësishme për transportuesit e të dyja vendeve