“Kosova – Haiti ishte ndeshje veçantë për Kosovën, pasi ishte e para në histori të saj pas lejes së marrë nga FIFA. Ata nuk përdorën himnin dhe simbolet shtetërore. Populli i Kosovës mezi po e pret të bëhet një ndeshje e veçantë me Turqinë. Edhe Federata e Futbollit e Turqisë po e sheh si të realizueshme këtë ndeshje. Ndeshja shpresoj se do të luhet në maj”, ka thënë Shen për mediat turke.
Ai është me prejardhje nga Kosova, kurse më parë ka qenë president i Fenerbahçes. Pikërisht Shen, ndërmjetësimin takimin e Fadil Vokrrit me përzgjedhësin e Turqisë, Fatih Terim, i cili shprehu gatishmërinë të vijë në Kosovë për të luajtur miqësore, e cila pritet të zhvillohet më 22 maj. /Tribuna/Telegrafi/