Site icon Telegrafi

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Sot (e premte) është hedhur shorti për ndeshjet e ‘play-off’-it në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar tashmë kundërshtarin.

Dardanët e dinë tashmë se me kënd do të ndeshen në ‘play-off’-in për promovim në Ligën B, pas përfundimit në pozitën e dytë të grupit në Ligën C.

Pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, fati deshi që Kombëtarja e Kosovës të ndeshet me kombëtaren e Islandës.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.

Lexo po ashtu Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pra, më 20 mars 2025, Kosova e pret Islandën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, teksa pas tri ditëve, më 23 mars do të luajë ndeshjen kthyese në Islandë.

Ndryshe, Islanda përfundoi e treta në Grupin 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve, pas Uellsit dhe Turqisë.

Islanda në letër është kundërshtari më i lehtë, ndërsa zë vendin e 70-të në renditjen e FIFA. /Telegrafi/

 

Exit mobile version