Telegrafi

Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e evropianit, jemi në grup me gjashtë skuadra dhe ndeshemi me shqiptarët e Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Për herë të parë Dardanët ishin në vazon e katërt dhe lirisht mund të thuhet se kishin fat, duke parë grupet e tjera.

Dardanët janë vendosur në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra.

Zvicra është kryesuese e grupit nga vazo e parë, derisa kundërshtarët tjerë të Kosovës janë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Nga kundërshtarët e ardhshëm, Dardanët janë përballur vetëm me Zvicrën deri më tani në një ndeshje miqësore.

Në ndeshjen e zhvilluar më 29 mars në Zurich, Zvicra e Kosova luajtën baras në një miqësore ku stadiumi ‘Letzigrund’ ishte i stërmbushur me shqiptarë.

Kujtojmë se nga grupi kualifikohen dy skuadra direkt për në ‘Euro 2024’.

Ndeshjet për kualifikimet e Euro 2024 nisin në muajin mars të vitit 2023. /Telegrafi/