Telegrafi

Kosova mëson datën për shortin e grupit të eliminatorëve të Rusia 2018!

Një ngjarje e rëndësishme për futbollin do të mbahet me 28 maj dhe gjithë bota do ti kenë syt nga liga e kampionëve, por në të njëjtën datë, Kosova mësojë grupin e kualifikimeve.

Ishte Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) që vendosi që Kosova të përfshihet në eliminatore për botërorin e ardhshëm, që nisin në shtator, e shorti i të cilave është hedhur shumë më herët.

FIFA para disa ditësh e ka konfirmuar se Kosova do të jetë pjesëmarrëse në Botërorin 2018, por ende nuk i’u është caktuar grupi i eliminatorëve dhe kjo pritet të bëhet me 28 maj.

Çështja e caktimit të grupit doli të jetë e komplikuar për shkak se në të dy grupet ka përfaqësuese të vendeve që nuk e njohin Kosovën.