Kosova për herë të parë ka siguruar një pozitë udhëheqëse të Zyrës Rajonale për të Rinj (RYCO) në Tiranë.
Fatos Mustafa, sot me votim dhe vendim të Bordit Qeverisës të RYCO-s është zgjedhur në pozitë të zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të RYCO për katër vitet e ardhshme.
RYCO, është nismë rajonale për të rinj, e dalë nga procesi i Berlinit.
Kjo nismë synon mbështetjen e programeve dhe aktiviteteve të rinjve nëpër vendet e rajonit dhe atyre në rrafshin rajonal. /Telegrafi/