Telegrafi

Kosova merr pjesë në Panairin e Turizmit në Londër

Pjesëmarrja e përfaqësuesve kosovarë në këtë panair është me rëndësi, sepse po mundësohet prezantimi i vlerave turistike të Kosovës, si dhe po bëhet edhe promovimi i Kosovës si shteti më i ri në botë.

Bazuar në një njoftim zyrtar të MTI-së, që nga dita e parë e hapjes së panairit, stenda e Republikës së Kosovës ka zgjuar interesim të madh tek të pranishmit dhe vizitorët për industrinë turistike të Kosovës, për shkak të prezantimit atraktiv të resurseve turistike të Kosovës nga zyrtarët e MTI-së, respektivisht nga Bujar Kuçi, drejtor i Departamentit të Turizmit.

“Me ndihmën e MTI-së, në këtë panair, po merr pjesë edhe komuniteti i biznesit nga Kosova, të cilët po paraqesin ofertat e tyre turistike, si dhe po shkëmbejnë informata dhe përvoja me afaristë të ndryshëm”.

Panairi do të zgjatë deri me 12 nëntor 2009. /Telegrafi/