Site icon Telegrafi

Kosova merr pjesë në Evropianin e Boksit

Liridon Zeqiri e Armend Xhoxhaj do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin e 14-të evropian të boksit për senior që do të mbahet prej 7 deri më 17 gusht në Sofje të Bullgarisë.

Pjesë e përfaqësimit të Kosovës është edhe trajneri, Shefki Bogujevci dhe arbitri ndërkombëtar, Latif Demolli.

“Në këtë kampionat kemi paraqitur dy boksierët më të mirë të Kosovës dhe besojmë se këta dy boksier me përvojën e tyre të treguar në kampionatin botëror në Kazakistan ku arritën të kualifikohen deri në duelet për medalje këtë herë besojmë dhe shpresojmë se do të arrijnë të stolisen me njerën prej medaljeve , dhe besojmë se janë të gatshëm për sfidat e dueleve që i presin në një konkurrencë të fortë evropiane”, thuhet në një njoftim të Federatës së boksit të Kosovës.

Zeqiri do të garojë në kokurrencën deri 60 kilogram dhe Xhoxhaj deri 75 kg. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version