Federata e Minigolfit e Kosovës do të merr pjesë në Kampionatin Botëror të Minigolfit (World Adventure Golf Masters 2014) i cili këtë vit mbahet në Suedi në qytetin Gothenburg nga datat 14.05 – 19.05.2014.
“Në këtë Kampionat Kosova do të përfaqësohet me lojtarët Lavdim Zylfiu dhe Sabri Maloku. Ne nisemi nesër në ora 08:00 nga Prishtina për Gothenburg”, thuhet në njoftimin e Federatës së minigolfit.
“Të shtunën me 17.05.2014 Kosova do t’i ketë drejtpërdrejt për kundërshtar lojtarët nga Suedia, Spanja dhe Kina, ndërsa të dielën do ndeshemi kundër lojtarëve nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Finlanda. Me paraqitjen tone në Suedi, Kosova përfaqësohet për herë të pestë në Kampionate Botërore të Minigolfit që nga paraqitja e parë në Angli gjatë vitit 2011”. /Sporti1/Telegrafi/