Site icon Telegrafi

Kosova me pesë boksierë në “Adem Jashari”

Optimist para sfidave të radhës është edhe kapiteni i përfaqësueses sonë Liridon Zeqiri, i cili ka thënë se “ opinioni sportdashës në Kosovë do të ketë mundësinë të shohë meçe interesante dhe shpreson në një prezantim dinjitoz të tij dhe të shokëve të skuadrës.

Gjyqtari Latif Demolli ka potencuar prezencën e një gjyqtareje femër në këtë aktivitet, që paraqet risi në krahasim me edicionet e kaluara. Sipas Demollit, turnetë e organizuara në Kosovë janë shquar vazhdimisht për ndarje korrekte të drejtësisë dhe kështu do të jetë edhe këtë here në edicionin e 15-te te turneut “Adem Jashari”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur dje në një takim Këshillin Organizativ të Turneut. Turneu ‘Adem Jashari’ tash është turne zyrtar në kalendarin e Federatës së Boksit Evropian (EUBC) dhe të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Ramadan Selimi, kryetar i Federatës së Boksit dhe kryesues i Këshillit Organizativ ka falënderuar ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për federatën e në veçanti për këtë turne. Gjysmëfinalet mbahen sot nga ora 12;00 në Prishtinë dhe nga ora 17:15 në Gjilan, kurse finalja mbahet nesër nga ora 17:15 në Gjilan. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version