Ai nuk kishte tremë kur qëndronte para një grupi personash që i kishte ftuar personalisht në këtë “aheng familjar”.
Thjesht, Beka ndihej i emocionuar se po ua shpërndante diplomat tetë zhytësve të parë të Kosovës të licencuar nga Federata Nënujore e Botës.
“Në skenë kurrë nuk kam pasur emocione apo tremë”, tha Beka që e kishte të veshur një xhaketë dhe përfundi saj fanellën me mbishkrimin “Kosova Diving”. Beka pasi bëri një prezantim të shkurtër, filloi t’i thërriste një nga një zhytësit për t’ua dhënë diplomat.
Kjo është hera e parë që një grup zhytësish janë pajisur me diploma pas kursit dhe mësimeve që i kanë marrë nga instruktorët kosovarë, njëri prej tyre ishte pikërisht Beka. /Koha/Telegrafi/