Kosovën në Botëror do ta përfaqësojnë Valon Ahmeti (56 kg), Visar Rexhepi (64 kg), Ardi Delijaj (81 kg), Fisnik Muharremi (91 kg) dhe Albulena Gubetini (75 kg). Ahmeti, Rexhepi e Delijaj do të udhëtojnë të shtunën për në Sofje, ndërsa Muharremi e Gubetini tashmë janë në kryeqytetin bullgar ku po marrin pjesë në një kamp të AIBA-s. Botërori zhvillohet për boksierët deri 19 vjeç.
Në kamp është duke u paraqitur edhe trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa në botëror, trajner krahas tij do të jetë edhe Mehmet Haxhani. Boksierët kosovarë do të paraqiten edhe në turneun "Trofeu i Podgoricës" që nga 24 deri më 27 prill mbahet në Malit të Zi.
Kosovën në këtë turne do ta përfaqësojnë Fatos Ferizi, Liridon Zeqiri, Naser Shala, Arian Gashi e Armend Xhoxhaj. /Koha/Telegrafi/