Site icon Telegrafi

Kosova mbyll stërvitjen e fundin në “Fadil Vokrri”, të mërkurën niset për në Itali

Kosova e ka mbajtur stërvitjen e dytë dhe të fundit në “Fadil Vokrri” para udhëtimit në Itali.

Djelmoshat e Bernard Challandes të enjten më 3 shtator do të ballafaqohet me Moldavinë, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, në kuadër të grupit 3 të Ligës C.

Edhe në këtë stërvitje përzgjedhësi Challandes ka pasur në dispozicion lojtarët që i kishte edhe një ditë më parë.

Ai  ka punuar më shumë në lojën në hapësira të ngushta dhe në lojën sulmuese, por edhe në skema të ndryshme taktike, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Atmosfera në ekip është si zakonisht shumë e mirë, derisa dëshira e futbollistëve për ta nisur mbarë ciklin e ri të ndeshjeve është e madhe.

Stërvitjet e sotme krahas presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, e ka ndjekur nga afër edhe ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Nesër në mëngjes ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë për në Parma, ku do të zhvillojë edhe një stërvitje para ndeshjes së të enjtes.

Djelmoshat tanë janë testuar sot në Kukës për COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version