Lajme të këqija për përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaku dhe tifozët e Përfaqësueses.
Pas Loret Sadikut, të lënduar fundjavën e kaluar, sot është lënduar edhe mesfushori Enis Alushi.
Lojtari i Nurnbergut, është lënduar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bochumit.
Për shkak të lëndimit të pësuar ai në minutën 39 u detyrua të largohet nga fusha.
Momentalisht po luhet pjesa e dytë e ndeshjes, dhe ende është herët për t’u vlerësua se sa do të qëndrojë jashtë fushës Alushi.
Ndeshjet e radhës Kosova i zhvillon më 5 dhe 9 tetor, ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.