Telegrafi

Kosova mbanë stërvitjen e radhës në Hajvali, pasdite do të ketë sërish

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me seancat stërvitore edhe në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator.

Përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur që gjatë ditës së mërkurë të punojë me futbollistët në dy seanca, ku paradite është punuar në Kampin Nacional në Hajvali, derisa pasdite, në orën 16:30, do të mbahet stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në seancën e sotme në dispozicion kanë qenë të gjithë futbollistët e paraparë, të cilët kanë punuar me intensitet dhe përkushtim, teksa kapiteni Amir Rrahmani, ka stërvitur i diferencuar në shoqëri të trajneri të fitnesit, pasi ka arritur më vonë në grumbullim.

Për të njëjtat arsye, me intensitet më të ulët ka stërvitur edhe portieri Arijanet Muric. A

tmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë, derisa motivi tek futbollistët për ta përmbyllur këtë edicion me rezultate pozitive është maksimal. /Telegrafi/