Telegrafi

Kosova mban stërvitjen e parë për ndeshjen me Ukrainën

????????????????????????????????????

Kosova ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Ukrainës, që zhvillohet të premten, në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, në orën 20:45.

Kësaj radhe përfaqësuesja e ka zhvilluar stërvitjen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku kushtet për punë ishin të shkëlqyeshme.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku me ndihmësit e tij punuan më shumë në lojën taktike, ku u fokusuan sidomos në lojën në krahë, pasi në këtë aspekt ukrainasit janë më të fortë.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm sfidën e së premtes për të përballuar me sukses këtë ndeshje, megjithëse janë të vetëdijshëm për kualitetin e kundërshtarit.

Lexo po ashtu Bunjaku publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Ukrainës dhe Islandës (Foto)

Do theksuar se në stërvitjen e sotme Leart Paqarada, Fidan Aliti, Bajram Jashanica dhe Besar Musolli stërvitën të diferencuar, ngase dje kishin ndeshje dhe stërvitja e sotme u shërbeu si regjenerim.

Stërvitjen e Kosovës nga afër e ka ndjekur edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja, si dhe dhjetëra tifozë.

Kosova luan të premten kundër Ukrainës, ndërsa të hënën kundër Islandën.