Site icon Telegrafi

Kosova mban stërvitje, të pranishëm lojtarët që nuk u angazhuan kundër Moldavisë

Kosova ka vazhduar sot me stërvitje për ndeshjen e radhës kundër Greqisë, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stërvitjen e sotme, e cila u mbajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, morën pjesë vetëm lojtarët që nuk ishin të angazhuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Moldavisë.

Aty poër të punuar ishin emra si Samir Ujkani, Florent Hasani, Bernard Berisha, Ibrahim Dresevic, Besar Halimi, Anel Rashkaj, Visar Bekaj dhe Atdhe Nuhiu.

Skuadrës iu bashkuan edhe dy lojtarët e ftuar së fundmi Rron Broja dhe Armend Thaçi.

Futbollistët e tjerë kishin rigjenerim në hotel, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova do të luajë të dielën ndaj Greqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version