Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit para përballjes me Norvegjinë.
Kjo ndeshje zhvillohet, nesër (5 qershor) në orën 19:00, në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.
Ky është testi i fundit për Dardanët para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, e ku janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.
Në seancën e sotme si pasojë e shqetësimit muskulor, Altin Zeqiri e ka braktisur para kohe stërvitjen dhe nesër do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse do të mund të jetë i gatshëm për lojë.
Kosova nën drejtimin e Franco Fodës ka treguar shenja të mira në miqësoret e zhvilluara në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë dhe tani synon që ta dëshmojë potencialin e saj edhe përballë norvegjezëve, të cilët në radhët e veta kanë yje si Erling Haaland dhe Martin Odegaard./Telegrafi/