Site icon Telegrafi

Kosova mbajti stërvitjen e parë para miqësores me Ishujt Faroe

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës është akomoduar Best Western Premier hotel, ndërkaq pasdite mbajti seancën e parë stërvitore.

Në atmosferë të mirë pune të përkushtuar e me zell, përzgjedhësi Albert Bunjaku u përqendrua në stërvitje të lehta me kombinime tekniko-taktike.

Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses, gjendja e futbollistëve është mjaft e mirë, ndërsa për t’i ndjekur stërvitjet ishin edhe krerët e FFK-së, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi e Bekim Haxhiu, anëtarët e KE Bakir Burri, Vjollcë Krasniqi dhe Xhelal Broja si dhe kryetari i Federatës së Futbollit Shqiptarë për klubet shqiptare të Gjermanisë Ruzhdi Statovci, bashkë më shumë bashkatdhetarë tanë në Frankfurt.

Sonte në mbrëmje do të ketë tubim të futbollistëve ku do të bashkëbisedohet për rregullat e lojtarëve, ndërsa nesër pasdite do të mbahet stërvitja e radhës para ndeshjes me Ishujt Faroe.

Sipas organizatorit të ndeshjes Nuhi Mehmeti interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.

 

Exit mobile version