Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Dardanët janë gati për ndeshjen e tretë të muajit shtator dhe presin rezultat pozitiv pas fitores në udhëtim te Gjeorgjia dhe barazimit në shtëpi me Greqinë.
Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes e presin ekipin e Luis Enriques, Spanjën, në takimin e pestë kualifikues të Grupit B.
Megjithatë, ekipi jonë përfaqësues nuk do ta ketë aspak të lehtë shkaku i mungesave të shumta, por edhe cilësisë së kundërshtareve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
/Telegrafi/