Site icon Telegrafi

Kosova luan sot ndaj Greqisë ndeshjen e fundit kualifikuese për “Katar 2022”

Përfaqësuesja e Kosovës mbyll sot (e diel) ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” në udhëtim te Greqia.

Dardanët janë mysafir të grekëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në Stadiumin Olimpik të Athinës.

Ekipi i Primoz Gliha vjen nga një formë e dobët, por synon befasinë ndaj grekëve edhe pse fitorja nuk do luante asnjë rol në klasifikim.

Lexo po ashtu Gliha: Besojmë te fitorja ndaj Greqisë, kritikat i pranoj me kënaqësi

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu kanë dy humbje radhazi dhe synojnë fitoren për të mbajtur lartë moralin e ekipit.

Me këtë ndeshje, Kosova dhe Greqia mbyllin kualifikimet për “Katar 2022”, por pa sukses pasi asnjëra nuk arriti ta sigurojë kualifikimin

Kosova ka mbledhur vetëm katër pikë nga shtatë ndeshjet e para dhe renditet e fundit, ndërsa Greqia në vendin e tretë me nëntë pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version